OBRM-PDUKM: Ende nuk ka vaksina, ndërsa Filipçe flet për vaksinim masiv

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ende nuk ka vaksina, ndërsa Filipçe flet për vaksinim masiv

Më: 15 prill 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Nga OBRM-PDUKM akuzojnë Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe për mos sigurim të vaksinave.

“Nuk ka vaksina, ndërsa Filipçe flet për vazhdimësi, madje edhe për vaksinim masiv. Filipçe tregon se nuk mund të sigurojë vaksina në kohë, ndërsa jo vaksinimi të bëhet në vazhdimësi, aq më pak masovike”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Faktet janë një, është vonuar vaksinimi në Maqedoni, thonë nga atje.

“Deri sa të gjithë filluan me vaksinim në dhjetor, Maqedonia filloi të vaksinojë me donacione nga Serbia në pjesën e dytë të muajit shkurt. Ndërkohë, nuk ka shumë reagjenc, ndërsa nuk ka as teste për coronavirus”, thonë nga atje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat