VMRO: Filipçe flet për vaksinim masiv a ende nuk ka vaksina

Maqedonia

VMRO: Filipçe flet për vaksinim masiv a ende nuk ka vaksina

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:29
Ilustrim

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë Ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe për mos sigurim të vaksinave.

“Nuk ka vaksina, ndërsa Filipçe flet për vazhdimësi, madje edhe për vaksinim masiv. Filipçe tregon se nuk mund të sigurojë vaksina në kohë, ndërsa jo vaksinimi të bëhet në vazhdimësi, aq më pak masovike”, thonë nga VMRO-ja opozitare.

Faktet janë një, është vonuar vaksinimi në Maqedoni, thonë nga atje.

“Deri sa të gjithë filluan me vaksinim në dhjetor, Maqedonia filloi të vaksinojë me donacione nga Serbia në pjesën e dytë të muajit shkurt. Ndërkohë, nuk ka shumë reagjenc, ndërsa nuk ka as teste për coronavirus”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat