Revoltohet administrata gjyqësore: Në listën për vaksinim janë vetëm gjykatësit

Maqedonia

Revoltohet administrata gjyqësore: Në listën për vaksinim janë vetëm gjykatësit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Shoqata e Administratës Gjyqësore ka reaguar ndaj listës për prioritet vaksinimi, të përgatitur më 12 prill dhe kërkon informacione me çfarë kritere Këshilli Gjyqësor i përgatit listën për vaksinim të të punësuarve në gjykata.

Administratorët gjyqësor thonë se në këtë listë janë vetëm anëtarët dhe të punësuarit në Këshillin Gjyqësor, kryetarët e gjykatave, duke shtuar se ata janë harruar plotësisht.

“Sipas grupit kombëtar teknik për imunizim kundër COVID-19, të punësuarit në gjykata janë pjesë e infrastrukturës kritike të shtetit, por e paqartë është si në atë listë pa përjashtim ekziston vetëm një kategori e të punësuarve në gjykatë”, thuhet në reagimin e Administratës Gjyqësore, që e kanë dërguar tek Këshilli Gjyqësor.

Më tej thonë se nëpunësit e gjykatave punojnë në zyra me shumë kolegë të tyre pa mundësinë e ruajtjes edhe të një distance minimale midis tyre, dhe vazhdimisht rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat