Është gjetur trupi i pajetë i një kumanovari

Maqedonia

Është gjetur trupi i pajetë i një kumanovari

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Është gjetur trupi i pajetë i Stojadin Martinovskit (67), i denoncuar si i zhdukur.

Trupin e tij e ka gjetur D.S. deri sa ka kryer punë bujqësore në arën e tij në lagjen Karposh.

Ai e ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka konstatuar se bëhet fjalë për 67 vjeçarin martinovski, i paraqitur si i zhdukur para dy muajve, më datë 15.02.2021.

Mjeku kujdestar ka konstatuar se në trupin e të ndjerit nuk ka shenja të dhunës.

Hetime në vendin e ngjarjes ka zhvilluar ekip i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat