Presidenti i Maqedonisë Veriore flet për rivendosjen e kufijve në Ballkan

Maqedonia

Presidenti i Maqedonisë Veriore flet për rivendosjen e kufijve në Ballkan

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:00
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovs

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, thotë se nuk ka biseduar me homologun e tij slloven Borut Pahor lidhur me ndryshimet e kufijve në Ballkan, një temë e cila u shpëqrfaq pas publikimkit të mediave sëerbe të një nonpejperi të cilin siç thuhet kryeministri slloven Janez Jansha e ka dërguar në Briksel.

Në asnjë nga takimet e Pendarovskit me homologun e tij slloven Pahor që u realizuan në periudhën e kaluar nuk është biseduar mbi temën e ndryshimit të kufijve në Ballkan, është përgjigja të cilën kabineti i presidentit Pendarovski i’a ka dhënë radios Evropa e Lirë.

Sot e përditshmja serbe Blic publikoi një dokument për të cilin pretendon se është nonpejperi i Janshës në të cilin si zgjidhje për problemet në Ballkan, mes tjerash propozohet bashkimi I Kosovës me Shqipërinë dhe bashkimi Republika Sërpska me Serbinë.

Më herët mediat ballkanike shkruan se kryeministri slloven Jansha I ka dorrëzuar kryeta mundësinë e rikonfigurimit të kufijve Serbi-Kosovë, bashkimin e Republika S;rbska Serbisë, dhe bashkimit të territoreve të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, të cilës do ti bashkohej edhe Kosova.

“Rivendosje të kufijve në Ballkan nuk do të kontribuojë në stabilizimin e rajonit. Presidenti Pendarovski është i bindur se ide të tilla për rivizatimin e kufijve të Ballkanit nuk do të marrin mbështetje nga Bashkimi Evropian.Rruga e vetme që çon në një jetë dhe mirëqenie më të mirë të qytetarëve dhe shtetit është përmes përmbushjes së reformave të nevojshme, thelbësore për anëtarësimin tonë në familjen evropiane,” thotë zyra e presidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat