Xheladin Voka: I bëmë hapat e parë të UÇK-së në Maqedoni bashkë me Ukshin Hotin

Maqedonia

Xheladin Voka: I bëmë hapat e parë të UÇK-së në Maqedoni bashkë me Ukshin Hotin

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:15
Xheladin Voka

“Në në bisedë të hapur dhe të sinqertë me veprimtarin nga Shipkovica e Tetovës, me z. Xheladin Mehmeti-Voka biseduam për shumë çështje nga veprimtaria e tij atdhetare, biseduam edhe për ndodhi të shumta në Shipkovicë dhe më gjërë se kaq!

Të kujtojmë se familja e Xheladin Mehmetit është familje e vërtetë dhe pasardhëse e të madhit Rexhep Voka!Ndërkaq, disa familje që e përdorin emrin e Rexhep Vokës në Shipkovicë, në asnjë rrugë, në asnjë element gjentik nuk kanë të bëjnë as me Rexhep Vokën, as me familjen e tij!Nga ajo shtresë e patriotëve me bateri emri i Rexhep Vokës përdoret për qëllimet e tyre të ulta e meskine!

Për më shumë Xheladin Mehmeti-Voka flet për gazetën “Maqedonia Shqiptare”:

“Me hapjen e Shqipnisë detyrë të parë kam pasur të tajohem me Xhelal Gjurën, një emër i njohur në Shipkovicë e në gjithë Shqipninë!

Jam nisur nga Shipkovica me një person tjetër për të takuar Xhelal Gjurën; detyrën për tu nisur drejt Tiranës ma dha veprimtari i çështjes kombëtare, i madhi dhe shumë i nderuari, Zaim Beqiri!Njerëzit me të cilët bashkëpunonim kishin kontaktuar Xhelal Gjurën dhe e kishin informuar se unë duhej të nisesha drejt Tiranës dhe ashtu veprova; kur kam mbëritur në Tiranë kam kërkuar banesën e Xheladin Gjurës dhe e kemi gjetur me lehtësi, meqë Xhelal Gjura ishte personalitet dhe e njihte e gjithë Shipnia!Me të mbëritur afër banesë së tij, kemi parë polic që siguron atë pjesë ku ai banonte; shërbimi ka kontaktuar me të dhe Xhelali na ka pranuar!

Këtu me interes është të theksoj se kisha emocione të papërshkruara!Kisha dëgjur për figurën legjendare të Xhelal Gjurës, por se do ta takoja një ditë, këtë nuk e kisha menduar, por jetës nuk i dihet, erdh një ditë dhe u takova me të, për së afërmi u takova me të! Na priti shumë mirë, ai me bashkëshorten e tij; na dhanë për të ngrënë dhe për të pi, realizuam bisedat që kishim, e kemi kryer detyrën e përcaktuar dhe më pas jemi ndarë nga Xhelal Gjura!

Një fakt interesant që ja vlen këtu të potencohet është se, me të kthyer në Tetovë njerëzit që bashkëpunonin ngushtë me shërbimet sekrete në Maqedoni e kishin kuptuar se unë kisha qenë në Shqipni dhe se isha takuar me Xhelal Gjurën!

Një çështje tjetër me interes për lexuesit e që ka të bëjë me fshatin tim, me Shipkovicën, është edhe UÇK-ja dhe themelata e kësaj nisme!Këtu do theksoj një fakt shumë domethënës se, të parët e UÇK-së në Shipkovicë dhe më gjërë në Maqedoni nuk janë as Ali Ahmeti, as Fazli Veliu, ne ishim nisma e kësaj pune me në krye Ukshin Hotin!

Por, se çka ndodhi më pas e panë të gjithë dhe po e shohin edhe tani, por e vërteta e gjithë asaj ngjarje është e njohur nga të gjithë; të gjithë i njohin ato lëvizje që bënim ne dikur, për të cilën lëvizje dikush fliste me tallje, por ajo kishte të bënte me realitetin e kohës tonë!Kështu, në lëvizjen tonë ishte e angazhur e gjithë Shipkovica, nga çdo familje kishte nga një antarë dhe ne vepronim!Por, pas asaj kohe erdh Ali Ahmeti, Fazli Veliu dhe të gjithë punën tonë na e morën, na e morën të gatshme; këta takuan njerëz tjerë, filluan të bashkëpunojnë me njerëz tjerë, ndonëse neve nuk na përfillën, bile na largun në formën më përbuzëse, kuptohet së bashku me bashkëpunëtorët e njohur të tyre në Shipkovicë të Tetovës!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat