Masat restriktive shtyjnë trajnimin e mësuesve

Maqedonia

Masat restriktive shtyjnë trajnimin e mësuesve

Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Që nga shtatori i ardhshëm, nxënësit e klasës së parë dhe të katërt do të mësojnë nga programet dhe Koncepti i ri mësimor. Gjithashtu, filloristët do t’i marrin njohurit e para të tyre nga mësuesit e trajnuar ashtu siç kërkohet nga koncepti i ri i arsimit. Ndërkohë nxënësit e klasave të para do të marrin librat shkollorë në formë të shtypur dhe nxënësit e klasave të katërta do të mësojnë nga tekstet digjitale, megjithëse do të ketë një mundësi për t’i shtypur ato brenda shkollave. Por problem është shfaqur me vendosjen e masave të reja nga ana e Qeverisë kundër përhapjes së virusit korona, ndërsa janë ndaluar seminaret dhe trajnimet.

Për këtë çështje është shtyrë edhe trajnimi i mësueseve të klasave të para për Konceptin e ri të arsimit fillor. Sipas paralajmërimeve, trajnimet është dashur të kishin filluar gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë, sipas Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, trajnimet e mësueseve duhet të mbahen vetëm me prezencë fizike për këtë arsyeje – ata presin lehtësimin e masave.

Sipas eksperteve, vonimi i mbajtjes së trajnimeve për mësuesit mund të shkaktoj probleme dhe pengesa reale në zhvillimin normal të procesit mësimor për klasat e para nga shtatori. Siç thonë ato, Byroja për Zhvillimin e Arsimit bashkë me Ministrinë e Arsimit duhet të kenë të gatshëm edhe plan tjetër, që në rast se vazhdon situata me virusin korona dhe masat restriktive, duhet që të ndërhyhet me kohë dhe në kuadër të afateve, të kryhen edhe trajnimet e mësueseve. Sepse, sipas paralajmërimeve, mbajtja e trajnimeve për mësuesit do të zgjasë afër tre muaj të ndarë në disa module.

“Nëse nuk kemi lehtësim të masave kundër virusit korona dhe të njëjtat masa mbesin në fuqi edhe pas 20 prillit, atëherë trajnimet do të mbahen në qershor”, deklarojnë nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit. Sipas tyre, konkursi për punësimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm të cilët do të marrin pjesë në zhvillimin e tetë programeve mësimore për lëndët në arsimin fillor parashikoi angazhimin e 32 bashkëpunëtorëve të jashtëm, ndërsa aplikuan më shumë se 100 mësues dhe profesorë. Ndryshe, në kurrikulën e re rëndësi i jepet formimit të vazhdueshëm dhe ditor në krahasim me vlerësimin përmbledhës që është bërë deri më tani. Pra me konceptin e ri, nxënësit do të monitorohen çdo ditë dhe jo me cikël tre mujor siç është deri më tani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat