RMV, regjistrimet e filloristëve do të jenë edhe online

Maqedonia

RMV, regjistrimet e filloristëve do të jenë edhe online

Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Regjistrimi i filloristëve në maj do të mund të bëhet edhe në formë elektronike, paralajmëroi sot ministrja e Arsimit, Mila Carovska.

Përmes portalit uslugi.gov.mk, prindërit/kujdestarët mund të plotësojnë aplikim, të zgjedhin shkolla dhe të ngarkojnë dokumentet e nevojshme për vaksinim dhe kontrolle.

“Prej në maj fillojnë regjistrimet në arsimin fillor. Koncepti i ri për reformën në arsimin fillor është miratuar, programet e reja për klasën e parë janë miratuar, janë shpallur konkurset për regjistrim të materialeve të reja për mësim të cilat duhet të jenë në nivel të cilësisë që e kanë vendet e zhvilluara dhe në këtë në mënyrë plotësuese është edhe shërbimi regjistrimi online i nxënësve të klasës së parë.

Jam e sigurt se prindërit do ta shfrytëzojnë dhe se do të ketë më pak rrëmujë në shkolla dhe do të kemi qasje bashkëkohore bë regjistrimin në shkollë fillore. Më tej do të punojnë edhe në arsimin e mesëm”, tha Carovska.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat