Prokuroria e pakënaqur me vendimin e Gjykatës, kërkojnë paraburgim për Rashkovskin

Maqedonia

Prokuroria e pakënaqur me vendimin e Gjykatës, kërkojnë paraburgim për Rashkovskin

Më: 16 prill 2021 Në ora: 19:18
Dragi Rashkovski

Prokuroria nuk është e kënaqur me vendimin e gjykatës, e cila i shqiptoi masë paraburgimi shtëpiak Dragi Rashkovskit.

Për shkak të rrezikut nga arratisja, por edhe për shkak të ndikimit ndaj dëshmitarëve që duhet të thirren gjatë procedurës, por edhe për shkak të provave materiale, Prokuroria ka kërkuar paraburgim në burg për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë. Siç thonë, gjatë ditës së nesërme do të dorëzojnë ankesë ndaj vendimit të gjykatës.

“Prokuroria dha prova të mjaftueshme që të caktohet masë paraburgimi e jo paraburgim shtëpiak. Mendojmë se ende ka rrezik nga ndikimi ndaj dëshmitarëve dhe provave të tjera materiale që duhet të sigurohen në periudhën që vijon dhe të dëgjohen dëshmitarët gjatë procedurës.

Për ato arsye do të dorëzojmë ankesë gjatë ditës së nesërme”, tha Ivana Trajçevska – Prokurore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat