Realizohet transplantimi i dytë i zemrës në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Realizohet transplantimi i dytë i zemrës në Maqedoninë e Veriut

Më: 17 prill 2021 Në ora: 10:33
Pamje nga operaioni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se punonjësit shëndetësorë në vendin tonë për të dytën herë me radhë kanë kryer transplantimin e zemrës.

Bëhet fjalë për një djalë 27 vjeçar, të cilit i është transplantuar zemra e një vajze të ndjerë, familja e të cilës ka dhuruar organet.

“Në ora 3:33 të mëngjesit të sotëm, tek një djalë 27-vjeçar janë dëgjuar rrahje të një zemre të re, të dhuruar! Ky është transplantimi i dytë i zemrës i kryer në historinë e vendit, në Klinikën e Kardio-kirurgjisë.

Urime të gjithë kolegëve dhe faleminderit gjithë ekipit që punoi pa u lodhur gjatë gjithë natës! Ky është një sukses i madh i kujdesit shëndetësor maqedonas, që nuk do të ishte e mundur pa pëlqimin për dhurimin e organeve nga familja e pacientes së re që humbi jetën e saj para kohe. Jam krenar për kolegët e mi!”, shkruan Filipçe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat