Maqedonia pret arritjen e vaksinave kundër COVID-19

Maqedonia

Maqedonia pret arritjen e vaksinave kundër COVID-19

Më: 17 prill 2021 Në ora: 11:19
Maqedonia

Deri dje rreth 35 mijë qytetarë janë vaksinuar, ndërsa prej tyre 13 mijë kanë pranuar vaksinën “AstraZeneca”, rreth tre mijë janë vaksinuar me vaksinën ruse “Sputnik V” dhe një mijë me vaksinat kineze. Në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” vaksinohen të moshuarit 73 dhe 74 vjet me termine të caktuara.

Më 19 dhe 26 prill, ashtu siç u deklarua, pritet që në Maqedoni të arrijnë rreth 10 mijë vaksina “Pfizer”, ndërsa më 28 prill pritet të arrijnë 200 mijë vaksina kineze.

Personat e palëvizshëm do të vaksinohen në shtëpitë e tyre pas paraqitjes për vaksinim.

Ndryshe, sipas të dhënave të ISHP-së dje u regjistruar 908 raste të reja dhe 31 persona humbën jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 20.082 ku prej tyre 9.056 janë në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat