Nuk dihet se sa do t’i kushtojnë shtetit katër promotorët ekonomikë

Maqedonia

Nuk dihet se sa do t’i kushtojnë shtetit katër promotorët ekonomikë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 06:56
Bujar Osmani

Suzana Tuneva në Ankara, Bekri Ajdini në Abu Dabi, Ilija Psaltirov në Varshavë dhe Abdulxhemil Saiti në Mynih, janë katër këshilltarët ekonomikë, që do të tërheqin investitorë të huaj në vend. Ata do të dërgohen në ambasadat e këtyre katër destinacioneve pas trajnimit të kryer.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani i prezantoi ato, por nuk u përgjigj se sa do t’i kushtojnë vendit këta katër këshilltarë.

Për Osmanin, modeli i pushtetit të mëparshëm ku BDI ishte në koalicion me VMRO DPMNE-në, me 33 promotorët, që u punësuan nga viti 2008 deri në 2017 kanë dhënë rezultate, por ai model kishte disa dobësi të cilat tani janë kapërcyer.

"Unë mendoj se koncepti i promotorëve ekonomik nuk ishte koncept i gabuar. Nëse bëni analizën e strukturës së eksportit të Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2010 dhe pas vitit 2010 do të shihni ndryshim esencial e vlerës së strukturës eksportuese të vendit para dhe pas vitit 2010, para së gjithash në Grind Fild investimet  në zonat ekonomike të vendit, që mendoj se ishin pjesë e rezultatit. Kishim këshilltarë që bënë lidhjen e bizneseve”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Para se të nisen në destinacionet e përmendura, këshilltarët do duhet të kalojnë trajnime nga profesorë të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Suzana Tuneva dhe Bekri Ajdini janë magjistra në ekonominë ndërkombëtare, ndërsa Abdulxhemil Saiti ka të kryer studimet për gjuhën gjermane.

Biografi më mbresëlënëse ka Ilija Psaltirov i cili është doktor i shkencave ekonomike dhe ishte ambasadori i parë i Maqedonisë në Kazakistan si propozim i qeverisë së kaluar. Psaltirov është i njohur edhe si ish këngëtarë i këngëve Pop.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat