Gjendja me Covid – 19 në RMV

Maqedonia

Gjendja me Covid – 19 në RMV

Më: 18 prill 2021 Në ora: 08:39
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë bërë 3.988 testime, prej të cilave kanë rezultuar 824 raste të reja me Covid-19, 31 pacientë kanë ndërruar jetë ndërsa janë shëruar 682 të tjerë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me  Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë në vend është 146.733.

Numri i pacientëve të shëruar 122.121

 Numri i pacientëve të vdekur 4.41.

Ndërsa numri i rasteve aktive është 20.193.

“Janë regjistruar 31 pacientë të vdekur: 12 nga Shkupi (50, 52, 61, 62, 63, 64, 64, 68, 74, 75, 77 dhe 79), nga 3 nga Kumanova (70, 75,75) dhe Ohri (65, 72, 87), 2 nga Prilepi (67 dhe 80) dhe nga 1 nga Manastiri (38), Vinica (62) Gostivari (83) Dibra (75), Kavadari (63), Kratovë (75), Probishtip (85), Radovish (79), Resnjë (67) Sveti Nikollë (69) dhe Tetovë (71)”, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat