Në spitalet Covid ka 330 shtretër të lirë

Maqedonia

Në spitalet Covid ka 330 shtretër të lirë

Më: 18 prill 2021 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar, se në qendrat Covid të spitaleve në Maqedoninë e Veriut janë duke u mjekuar 986 pacientë të infektuar me Covid-19.

Në raportet ditore që dërgohen nga spitalet në Ministrinë e Shëndetësisë, njoftohet se në:

– Manastir në spital mjekohen 148 pacientë,
– Shtip ka 89 pacientë të shtrirë,
– Tetovë ka 40 pacientë të hospitalizuar,
– Veles mjekohen 86 pacientë,
– Kumanovë ka 99 pacientë të shtrirë në spitale,
– Ohër janë të hospitalizuar 100 pacientë,
– Prilep ka 114 pacientë,
– Gostivar mjekohen 44 pacientë,
– Strugë ka 20 pacientë,
– Strumicë ka 95 pacientë,
– Koçan ka 36 pacientë të shtrirë në spitale,
– Kërçovë ka 35 pacientë të shtrirë në spitale,
– Kavadar ka 56 pacientë të shtrirë në spitale dhe
– Gjevgjeli ka 24 pacientë të shtrirë në spitale.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë me korona virus të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet tjera të vendit, është 1687 dhe ka 330 shtretër të lirë në në qendrat Covid”, njoftojnë nga MSH-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat