Nesër do të vendoset për masat restriktive

Maqedonia

Nesër do të vendoset për masat restriktive

Më: 19 prill 2021 Në ora: 00:58
Foto ilustrim

Nesër në mëngjes do të vendoset për masat restriktive pas 20 prillit, ka bërë të ditur për TV21 ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

I pyetur se a është analizuar situata epidemiologjike me Covid-19 gjatë fundjavës, siç u paralajmërua, dhe kur pritet të sillet vendimi se çfarë masa restriktive do të kemi pas 20 prillit, Filipçe u përgjigj.

“Nesër në mëngjes do të vendoset”.

Ngjashëm njoftuan edhe nga Instituti i Shëndetit Publik, të cilët poashtu janë pjesë përbërëse e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse i cili i propozon masat anti-Covid deri te Shtabi i Krizës që më pas të miratohen në Qeveri.

“Besojmë se do të vendoset nesër”, thanë për TV21 nga ISHP-ja.

Përndryshe, masat aktuale anti-Covid janë në fuqi deri më 20 prill, ndërkaq se a do të vazhdojnë masat restriktive dhe a do të ketë lehtësime, mbetet të shihet se çfarë vendimi do të marrë Komisioni për Sëmundje Ngjitëse gjatë ditës së nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat