VMRO-ja kërkon përgjegjësi për seancën e djeshme, Micevski: U shkelën nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal

Maqedonia

VMRO-ja kërkon përgjegjësi për seancën e djeshme, Micevski: U shkelën nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal

Më: 19 prill 2021 Në ora: 12:59
Nikolla Micevski

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së deklaroi sot se do të kërkojnë përgjegjësi për seancën e djeshme. Sipas tij deputetët me koronavirus që votuan dje në Kuvend, kanë shkelur nenin 205 dhe 206 të Kodit Penal.

Për Micevskin kjo është e papranueshme sepse as deputetët e as kreu i Kuvendit nuk mund të jenë mbi ligjin.

“Dje u dha shembull se politikanët janë mbi ligjin. Dje u shkelën nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal. Pasi askush nuk është mbi ligjin, as deputetët e as kryetari i Kuvendi, përgjegjësi patjetër të ketë.

Nesër do dorëzojmë padi penale ndaj të gjithëve që janë përgjegjës për këtë çështje. Protokoll siç pretendon pozita unë nuk kam parë, e kërkova sot që ta shoh”, deklaroi Nikolla Micevski – VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat