OBRM-PDUKM kërkon përgjegjësi për seancën e djeshme, paralajmëron kallëzime penale

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon përgjegjësi për seancën e djeshme, paralajmëron kallëzime penale

Më: 19 prill 2021 Në ora: 13:24
OBRM-PDUKM

Koordinatori i OBRM-PDUKM-së deklaroi sot se do të kërkojnë përgjegjësi për seancën e djeshme.

Sipas tij deputetët me coronavirus që votuan dje në Kuvend, kanë shkelur nenin 205 dhe 206 të Kodit Penal. Për Micevskin kjo është e papranueshme sepse as deputetët e as kreu i Kuvendit nuk mund të jenë mbi ligjin.

“Dje u dha shembull se politikanët janë mbi ligjin. Dje u shkelën nenet 205 dhe 206 të Kodit Penal. Pasi askush nuk është mbi ligjin, as deputetët e as kryetari i Kuvendi, përgjegjësi patjetër të ketë”.

“Nesër do dorëzojmë padi penale ndaj të gjithëve që janë përgjegjës për këtë çështje. Protokoll siç pretendon pozita unë nuk kam parë, e kërkova sot që ta shoh”, deklaroi Nikolla Micevski.

Ndryshe, në seancën e djeshme në të cilën u votua pako e pestë e masave ekonomike për mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve, morën pjesë edhe deputetë të shumicës parlamentare të cilët janë pozitiv për COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat