OBRM-PDUKM: Qytetarët mbyllen në shtëpi, ndërsa deputetët lejohen ta shpërndajnë virusin

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qytetarët mbyllen në shtëpi, ndërsa deputetët lejohen ta shpërndajnë virusin

Më: 20 prill 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase ka vazhduar ma akuza në drejtim të Qeverisë, në lidhje me menaxhimin situatës me pandeminë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Zaevi dhe Filipçe lejojnë të shkelen protokollet për personat e infektuar me coronavirus, duke përmendur rastin e deputetëve të cilët janë të infektuar dhe u paraqitën në Kuvend.

“Qytetarët i mbyllin në shtëpi, por kur bëhet fjalë për funksionarë, rasti konkret deputetë, ju lejohet të shëtisin dhe ta shpërndajnë virusin. Jo vetëm kaq. Filipçe as nuk reagon, të thotë të paktën se janë shkelur protokollet”, thonë nga partia opozitare.

Sipas tyre, kjo tregon vetëm një gjë se interesat personale dhe partiake janë mbi gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat