“119 mijë vaksina janë paraparë për Maqedoninë e Veriut”

Maqedonia

“119 mijë vaksina janë paraparë për Maqedoninë e Veriut”

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkruar në Twitter se BE do të ndajë 119 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut.

Ajo thotë se këtë ia ka thënë kryeministrit Zoran Zaev dhe se janë bashkë në këtë çështje.

“Ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë Zoran Zaevit. 119.000 doza të vaksinave do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut nga maji dhe deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar Ursula von der Leyen.

Ndryshe, këto vaksina janë pjesë e 651 mijë dozave “Pfizer”, të parapara për punonjësit shëndetësor dhe grupet në rrezik në vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë blerë me mjete të BE-së për shtetet e rajonit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat