Besimi: Prej sot kompanitë mund të aplikojnë për subvencionim të pagave

Maqedonia

Besimi: Prej sot kompanitë mund të aplikojnë për subvencionim të pagave

Më: 20 prill 2021 Në ora: 14:14
Fatmir Besimi

“Prej sot, deri më 30 prill kompanitë do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare për realizimin e pagesave të rrogave për muajt shkurt dhe mars”.

Këtë sot e kumtoi ministri i Financave, Fatmiri Besimi. Ai deklaroi se me këtë, fillon edhe zbatimi i rregulloreve të cilat parashihen me Ligjet për pakon e pestë ekonomike të cilat u miratuan të dielën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Besimi tha se për këtë masë, janë ndarë 1.9 miliardë denarë për 60.000 punëtorë.

“Për çdo punëtorë do të ndahen prej 14.500 denarë deri në 21.776 denarë për muaj. Lartësia e mbështetjes do të vërtetohet sipas përqindjes së uljes së të ardhurave të kompanive gjatë tre muajve të fundit para muajit për të cilin parashtrohet kërkesë për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha Besimi.

Sipas përqindjes së uljes së të hyrave, do të ndahet edhe shuma e mbështetjes siç vijon më poshtë:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat