Në shkollën “25 Maji” hapet klasa senzorike për fëmijët me nevoja të veçanta

Maqedonia

Në shkollën “25 Maji” hapet klasa senzorike për fëmijët me nevoja të veçanta

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg të komunës së Gazi Babës, është hapur klasa senzorike e cila do të shërbejë për nxënësit me nevoja të veçanta.

Drejtori i shkollës, Fadil Murtezani njoftoi se tashmë është siguruar edhe defektologja e cila do të punojë me nxënësit.

“Kemi siguruar edhe defektologen e shkollës e cila do të punojë me nxënësit me aftësi të kufizuara”, deklaroi Murtezani.

Ndërkaq, mësuesja Suzana Jakupi Kurbatoviq ka vlerësuar, se si kuadër arsimor, janë të përgatitur edhe për digjitalizimin në arsim.

“Ne e përkrahim këtë risi, sepse ishte koha që të merremi me digjitalizimin në arsim sepse ne edhe tani përdorim e-Libra”, tha mësuesja.

Në ngjarje, të pranishëm ishin edhe kryetari i Gazi Babës, Boris Georgievski dhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat