Vazhdohen masat kufizuese në Maqedoni deri më 27 prill

Maqedonia

Vazhdohen masat kufizuese në Maqedoni deri më 27 prill

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut morri vendim që t’i pranojë rekomandimet e Shtabit të Krizës për vazhdimin e masave kufizuese deri më 27 prill.

Sipas vendimi, deri më 27 prill do të ketë orë policore nga ora 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

Ndërsa restorantet dhe kafenetë do të mbeten të mbyllura.

Për propozimet tjera që gjithashtu u dorëzuan nga Shtabi i Krizës për masat pas 27 prillit, do të shqyrtohet dhe vendoset në mënyrë shtesë para 27 prillit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat