Inspektorati i Punës: Nuk ka parregullsi në pjesëmarrjen e deputetëve të infektuar në Kuvend

Maqedonia

Inspektorati i Punës: Nuk ka parregullsi në pjesëmarrjen e deputetëve të infektuar në Kuvend

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:29
Kuvendi i Maqedonisë

Inspktorati Shtetëror i Punës gjatë ditës së djeshme, ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Inspektimi vjen pasi dy deputetë të infektuar me Covid-19, u sollën nga izolimi shtëpiak, dhe morën pjesë në seancën plenare të ditës së diel.

Në inspektim, është konstatuar se Kuvendi punon në bazë të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë – Komisioni për sëmundje ngjitëse, andaj nuk ka parregullsi në atë që deputetë të infektuar morën pjesë në seancë plenare nën kushte të veçanta.

“Është kryer inspektim në hapësirat punuese të Kuvendit, në zyra, në salla, në korridore, në ashensorë, në hapësirat ndihmuese dhe në hyrje-daljet.

Përfaqësuesi i subjektit për kontroll, i ka dorëzuar aktet për realizimin e masave për mbrojte dhe parandalim të korona virusit, të cilët janë miratuar dhe zbatuar nga fillimi i pandemisë nga ana e punëdhënësit, kurse kanë të bëjnë për punën e shërbimeve të Kuvendit dhe mbajtjes së seancave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Gjatë kontrollit të realizuar në ditën 19.04.2021, nuk është konstatuar parregullsi. Masat e parapara me rregulloren e theksuar janë për mbrojtje nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Inspektorati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat