Java e planetit Tokë: Nevojiten masa për rimëkëmbje të zonave mbrojtëse pas Kovid-19

Maqedonia

Java e planetit Tokë: Nevojiten masa për rimëkëmbje të zonave mbrojtëse pas Kovid-19

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Rimëkëmbja pas kovid në zonat e mbrojtura” ishte një nga temat në të cilat është diskutuar në vigjilje të shënimit të Ditës së planetit Tokë – 22 prill në ngjarjen onlajn përkushtuar gjendjes së zgjidhjes dhe drejtimeve për tejkalim të shumë sfidave të cilat dolën nga pandemia, të organizuar nga Fondi Botëror për Natyrë (VVF) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

“Një nga ndikimet më të dukshme gjithsesi janë pasojat ekonomike si rezultat i kufizimit të aktiviteteve turistike në zonat e mbrojtur. Efektet e tilla më së shumti i goditën rajonet e mbrojtura të cilat së pari janë orientuar ndaj të ardhurave nga turizmi. Masat restriktive ndërrohen me kalimin e kohës, ashtu që efektet e pandemisë mbi rajonet e mbrojtura u ndryshuan, që shumë shpesh e bën gjithë situatën ende më serioze dhe komplekse për drejtuesit”, thuhet në raportin e “Parqet Dinarici” për gjendjen me Kovid dhe zonat e mbrojtura, që e prezantoi Jelena Marojeviq.

Humbjet nga turizmi në zonat e mbrojtura kanë ndikim negativ mbi bashkësitë lokale të cilat jetojnë në sektorin turistik. Ekziston frikë e vërtetë se për shkak të trendeve të pavolitshme dhe ekonomike ata mund të kthehen drejt shfrytëzimit të paqëndrueshëm të resurseve tjera natyrore në zonat e mbrojtura.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini deklaroi se kur bëhet fjalë për menaxhim dhe ruajtje të zonave të mbrojtura, supozimet janë se pandemia e tanishme dhe pasojat e saj mund t’i minojnë përpjekjet njëdekadëshe për ruajtje të natyrës dhe vendosje të sistemit efektiv në mbrojtje dhe menaxhim.

“Veçanërisht në periudhën kur shënojmë suksese të mëdha në shpalljen e zonave të reja, rreziqet e pandemisë mund të jenë ende më serioze. Për atë nevojitet aksion i përbashkët dhe sinkronizues për mbrojtje dhe përparim të trashëgimisë natyrore në kombinim me mbështetjen efektive të drejtuesve të zonave tona mbrojtëse”, deklaroi Nuredini.

Në punëtorinë virtuale prezantime të tyre kishin edhe përfaqësuesit e parqeve nacionale të Maqedonisë. Ata ranë dakord në mënyrë të barabartë se mbështetja financiare për menaxhimin me parqet nacionale mungon, por është nga vlera e madhe për funksionim të suksesshëm dhe mbrojtje të zonave, me ç’rast dërguan apel deri te institucionet shtetërore për fillim me financimin shtetëror në zonat e mbrojtura.

Konkluzioni është se në zonat e mbrojtura duhet t’u ofrohet ndihmë e nevojshme dhe mbështetje. Si për bizneset, ashtu edhe për institucionet publike, mbështetja financiare gjatë pandemisë është nga vlera esenciale për vazhdim të funksionimit të parqeve nacionale dhe zonat tjera mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat