Komiteti i Helsinkit kërkon legalizimin e marihuanës në Maqedoni

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit kërkon legalizimin e marihuanës në Maqedoni

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:37
Foto ilustruese

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut thotë se tani është koha që të ndalohet me përndjekjen penale dhe stigmatizimin e përdoruesve të marihuanës.

“Është koha që të vendosen vendime progresive për legalizimin e kanabisit sipas shembujve të shumë vendeve në botë, numri i të cilëve dita ditës po rritet”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Ata shtojnë se ka ardhur koha që të përdoren përfitimet mjekësore, sociale dhe ekononike nga kjo bimë.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev më herët u shpreh pro legalizimit të marihuanës për shkak kjo sjell dekriminalizim dhe përfitime ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat