Qeveria e Maqedonisë merr vendim që pensionet e prillit të paguhen më herët

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë merr vendim që pensionet e prillit të paguhen më herët

Më: 20 prill 2021 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Qeveria e RMV-së në mbledhjen e sotme qeveritare e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin prill dhe e obligoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor që t’i dorëzojë të dhënat për pensionet te bankat deri më 23.04.2021.

Bankave u rekomandohet që të sigurojnë pensionet e prillit përmes bankomateve deri më 26.04.2021.

Pagesa për pensionistët që s’kanë kartela për bankomat do të bëhet në dorë dhe do të realizohet sipas katër grupeve.

Për pensionet deri në 11 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 26.04
Për pensionet nga 11.001 deri 14 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 27.04
Për pensionet nga 14.001 deri 18 mijë denarë pagesa do të bëhet më 28.04
Për pensionet mbi 18 mijë denarë, pagesa do të bëhet më 29.04./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat