“Nëse je gjallë, lajmërohu ta dimë se je mirë”! Ka 1 muaj që familja e kërkon, por asnjë gjurmë nga Islami i zhdukur

Maqedonia

“Nëse je gjallë, lajmërohu ta dimë se je mirë”! Ka 1 muaj që familja e kërkon, por asnjë gjurmë nga Islami i zhdukur

Më: 20 prill 2021 Në ora: 23:49
Islam Lumani

Një muaji rresht, lotët e familjes Lumani nga Krani i Prespës nuk po ndalen.

Djali i tyre Islam Lumani 27 vjeçar, më 21 mars humbi pa asnjë gjurmë.

Vetura e parkuar dhe gjurmët  e këmbëve të Islamit u gjetën në Kampin e Kranit afër liqenit.

Që nga ajo ditë banorët policia dhe zhytësit profesionist kanë kërkuar pa hezituar, por që kanë rezultuar pa suksese.

Familja nuk i humb shpresat. Me që në liqen nuk u gjet, ata shpresojnë që një ditë djali i tyre të kthehet shëndosh e mirë.

Babi i Islamit mes lotësh lutet që nëse e ka parë dikush dhe nëse ai vetë po e sheh këtë thirrje të lajmërohet dhe të tregoj se është mirë.

 “U bë më shumë se një muaj që pas humbjes së djalit tonë që nuk kemi asnjëfarë gjurme asnjëfarë kontakti as asgjë. Nuk e dimë a është gjallë a është i vdekur, kemi bërë kërkesa në liqen pothuajse çdo ditë, jo me anije, jo me zhytës, jo me arka me hekura kërkojmë diçka mos kap ama nuk ka asgjë. Në tokë kemi bërë çdo ditë pothuajse kërkesa, në mal, kudo dhe nuk e kemi asnjë far lloj gjurme. Në qoftë se ndodhet diku dhe dëgjon le të paraqitet vetëm ta dimë a është gjallë apo jo”, tha babai i Islamit .

Me mungesën e Islamit nuk janë mësuar ende as banorët e Kranit të cilët po e kërkojnë çdo ditë nëpër male, liqen e fusha. Ata thonë se nuk do të ndalen deri sa ta gjejnë Islamin.

 “Kemi kërkuar në ujë, gjithë liqenin e kemi kërkuar anembanë kemi shkuar deri tek kufiri i Shqipërisë, në kufi me Greqinë me shpresa se mos e ka nxjerrë uji diku por askund nuk u gjet asnjë lloj gjurme e Islamit. Apeloj tek të gjithë banorët ku do që ndodhen nëse dikush nëse di sadopak diçka të na informojë, po të kenë mëshirë ndaj prindërve sidomos babës e nënës”, u shpreh një banor.

Tv21 kontaktoi edhe në Prokurorinë e Prespës e cila edhe merret me këtë rast. Nga atje na thanë se janë duke punuar në këtë drejtim dhe se deri më tani nuk ka shenja se Islami mund të jetë vrarë nga dikush. Islami telefonin e tij kur ka dal nga shtëpia e ka lënë aty, andaj inspektorët e policisë telefonin e kanë dërguar në prokurori . Por edhe pse kanë kaluar 1 muaj, nga prokuroria na thanë se ende nuk kanë kontrolluar telefonin dhe se presin listën e bisedave telefonike nga operatori, për të parë se kush kanë qenë personat që kanë komunikuar me Islamin.

Islam Lumani edhe pse i zhdukur nga 21 Marsi në faqen e MPB nuk është vendosur në listën e personave të humbur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat