Bujar Osmani: Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje reciproke

Maqedonia

Bujar Osmani: Dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohje reciproke

Nga: F.B Më: 21 prill 2021 Në ora: 09:16
Bujar Osmani

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se vendi i tij mbështet dialogun Kosovë-Serbi, derisa konsideron se zgjidhja “duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë”, shkruajnë mediet serbe, përcjell Bota sot.

Osmani këtë e tha në intervistën për TV Telma, por i iku përgjigjes direkt në pyetjen në se qëndrimi i Maqedonisë është i papranueshëm në idenë që përfshinë ndryshimin e territorit, pa marrë parasysh nëse kjo ka të bëjë me çështjen e Kosovës apo në problemet e Bosnjës dhe Hercegovinës.

"Ne konsiderojmë se zgjidhja me kufij në Ballkan arrihet përmes relativizmit të tyre. E relativizmi bëhet përmes integrimit të regjionit”, tha Osmani, ndërkohë që gazetari Bobi Hristov e komentoi si relativizëm të përgjigjes.

Në përsëritjen e pyetjes, ministri i jashtëm Osmani tha se “alternativa e vetme për paqe të përhershme dhe stabilitet në regjion është zgjerimi i NATO-s në regjion dhe anëtarësimi i gjithë regjionit në BE” sikur edhe që “të gjitha modelet tjera mund të jenë sfidë për paqen”.

"Secila iniciativë, secila ide që mund të sfidojë paqen në regjion është e papranueshme, mirëpo nuk duam të jemi pjesë e debatit autor i të cilit nuk dihet, qëllimi i të cilit nuk dihet. Sepse shumë është mund të biem në kurthe të ndryshme si lidhje me Slloveninë”, deklaroi ministri i Maqedonisë, në pyetjen rreth letrës sllovene „non paper“.

Në konstatimin për qëndrim të paqartë lidhur me atë dokument jo formal dhe heshtja mund të komentohet si dëmtim i diplomacisë, Osmania tha “në Ballkan ka ende çështje të pazgjidhura” dhe se “një ndër to është dialogu mes Prishtinës edhe Beogradit“.

"Ne mbështesim dialogun dhe konsiderojmë se zgjidhja duhet të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve dhe bashkëngjitjen e 6 shteteve të Ballkanit në BE. Mirëpo vendimi përfundimtar do arrihet nga pushteti në Kosovë dhe Serbi. Ato janë shtete sovrane që vendosin për zgjidhjen përfundimtare. Për ne është me rëndësi, që secila zgjidhja të mos ketë ndikim ë vendet fqinje“, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat