Sinadinovska: Deputetët nuk bëjnë kurrë skandale kur miratojnë ligje për përfitimet e tyre

Maqedonia

Sinadinovska: Deputetët nuk bëjnë kurrë skandale kur miratojnë ligje për përfitimet e tyre

Më: 21 prill 2021 Në ora: 10:06
Katerina Sinadinovska

“Deputetët kurrë nuk kanë problem apo keqkuptim kur miratohen ligje që u sjellin përfitime, por kur bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve shfaqen grindje dhe skandale”, tha në emisionin “200” në Alsat, Katerina Sinadinovska, nga Këshilli i Etikës në media.

“Kur ju keni parti politike që udhëhiqen kryesisht nga interesi i tyre, partiak, dhe jo nga interesi publik, do të marrim rezultat në të cilin, siç e dini, nuk kemi pasur seancë kur votohet ndonjë ligj që do të sigurojë përfitime për vetë deputetët ose zyrtarët e të ketë skandale të tilla”.

“Kur bëhet fjalë për të mirën e qytetarëve ose disa procese thelbësore, atëherë ka përleshje dhe skandale”, tha Sinadinovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat