Carovska në takim me drejtorët e shkollave: Vijojnë përgatitjet për maturën shtetërore

Maqedonia

Carovska në takim me drejtorët e shkollave: Vijojnë përgatitjet për maturën shtetërore

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:00
Milla Carovska

Shkollat e mesme po përgatiten për maturën shtetërore. Në takimin online me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, informuan se veprojnë në pajtim me vendimin e përbashkët të Qeverisë dhe Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për mbajtjen e provimit përfundimtar.

“Pjesa më e madhe e shkollave tashmë i kanë publikuar provimet interne. Edhe një herë kam bërë thirrje të përmbushen të gjitha elementet për të cilat ka marrëveshje për maturën, pasi është në interesa të nxënësve”, tha Carovska.

Ajo gjithashtu ka thënë se është detyrim i komisioneve të subjekteve të maturës të përgatisin detyra provimi për secilën lëndë dhe t’i publikojnë ato jo më vonë se tre javë para provimit. Prej atyre detyrave të provimit, më pas përgatitet testi për provimet interne.

“Drejtorët e shkollave të mesme informuan se të gjitha masat e sigurisë dhe mbrojtjes për dhënien e provimit të maturës do të zbatohen plotësisht. Ministrja Carovska u informua për rrjedhën e mësimdhënies, si dhe aktivitetet e tjera në lidhje me procesin arsimor”, thuhet në njoftimin e MASH, pas takimit të sotëm të Carovskës me drejtorët e shkollave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat