Kandidati për kryeministër të Bullgarisë edhe më i ashpër ndaj Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Kandidati për kryeministër të Bullgarisë edhe më i ashpër ndaj Maqedonisë së Veriut

Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:44
Bojko Borisovit

Ish ministri i Jashtëm bullgar, njëherë edhe propozimi i Bojko Borisovit për kryeministër të ardhshëm në Bullgari, Daniel Mitov në një deklaratë për televizionin bullgar BTV tha se pala maqedonase sillet sikur Bullgaria të ishte vendi që do të pranohej në BE.

“Çështja me miqtë tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhet. Në çdo rast, Shkupi duhet të ndjekë rrugën e integrimit evropian.

Ata vazhdojnë të sillen sikur ata duhet të na pranojnë neve në BE dhe jo ne ata.

Besojnë se Bullgaria do t’i nënshtrohet presionit të jashtëm, vlerësim i tillë është i pamatshëm dhe nuk merr parasysh pozicionin gjeopolitik të Bullgarisë dhe konsolidimin në shoqërinë bullgare,” shpjegoi Mitov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat