Mbi 43 mijë qytetarë të imunizuar, nis përdorimi i vaksinave Pfizer

Maqedonia

Mbi 43 mijë qytetarë të imunizuar, nis përdorimi i vaksinave Pfizer

Më: 21 prill 2021 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Qindra qytetarë të moshës mbi 70 vjeç u vaksinuan sot me Pfizer në arenën A1 në Shkup.

Për momentin kjo vaksinë jepet vetëm në këtë pikë vaksinimi, ndërsa ditët në vazhdim ajo pritet të shpërndahet edhe nëpër pikat tjera vaksinale.

Dhjetë mijë doza tjera të vaksinës Pfizer Biontech pritet të arrijnë në vend më 26 prill, ndërkaq 200 mijë të tjera kineze pritet në fund të muajit, gjegjësisht paralajmërimi është për me 28 prill.

Deri më tash janë vaksinuar mbi 43 mijë qytetarë ndërkaq rreth 189 mijë të tjerë janë paraqitur për tu vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat