Bekteshi: Hapja e kafeneve varet nga situata epidemiologjike në vend

Maqedonia

Bekteshi: Hapja e kafeneve varet nga situata epidemiologjike në vend

Më: 22 prill 2021 Në ora: 10:10
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në “Magazina Ekonomike” i pyetur se kur do të hapen kafenetë, me përgjigje se një gjë e tillë varet nga situata epidemiologjike në vend.

Megjithatë ai me një dozë optimizmi shprehet se në rast se vazhdon trendi i uljes së numrit të të infektuarve, atëherë nuk përjashtohet mundësia që kafenetë të hapen javën tjetër.

“Nuk ka vendim konkret të Qeverisë, por duke marr parasysh se nuk ka vendim për zgjatjen e afatit me të cilin edhe është mbyllur, duhet sipas të gjitha gjasave javën e ardhshme të hapen. Megjithatë kjo do të varet edhe nga numri i të infektuarve me Kovid-19 dhe sigurisht që presim edhe propozimin nga Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI)”.

“Ne besojmë se sipas trendit të infektimeve që ajo do të ndodhë sipas gjitha gjasave javën e ardhshme”, deklaroi Kreshnik Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat