Kurti i ka thënë Osmanit se po caktohet data për seancën ndërqeveritare

Maqedonia

Kurti i ka thënë Osmanit se po caktohet data për seancën ndërqeveritare

Më: 24 prill 2021 Në ora: 06:54
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është mysafir në emisionin “Argument” në Kosovë.

Ka treguar, se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i është komunikuar, se po punohet në caktimin e datës për seancën e përbashkët qeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Po presim datën e mbledhjes së Qeverisë së përbashkët. Sot kryeministri ma komunikoi këtë dhe po pritet koordinimi”, tha Osmani.

“Mbledhja e përbashkët qeveritare është mundësia më e mirë për të prerë atë që e kemi planifikuar” tha më tej Osmani.

Nuk kumton datë, por shton se pala e Maqedonisë së Veriut, është e gatshme që këtë të realizojë që nesër.

“Ne jemi të gatshëm që të mbajmë mbledhjen që nesër, por ka nevojë për aranzhimet logjistike… Nga sot i kemi në koordinim të dy koordinatorët”, tha më tej Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat