Mbrojtja e Kamçevit kërkon monitoring ndërkombëtar

Maqedonia

Mbrojtja e Kamçevit kërkon monitoring ndërkombëtar

Më: 25 prill 2021 Në ora: 16:38
Jordan Kamçevi

Mbrojtja e Jordan Kamçevit i dërgoi letër të hapur 47 ministrave të jashtëm të Këshillit të Evropës duke kërkuar monitorim ndërkombëtar të rastit “Perandoria”. Avokati, Toni Menkikoski thotë se letra është për shkak se Maqedonia është nën monitoring të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në pjesën që i referohet zbatimit të masës së paraburgimit dhe duhet të veprojë në përputhje me Planin aksionar.

Gjithashtu kërkohet monitorim ndërkombëtar i rastit. Menkikoski shton se është e papranueshme të kryhen sulme publike dhe presione ndaj mbrojtjes së Jordan Kamçevit, përmes kumtesave dhe deklaratave që përfaqësojnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe diskreditim i gjithë rastit, si dhe Kamçevit dhe mbrojtjes së tij.

“Për shkak të heshtjes së institucioneve maqedonase në këtë rast, për të cilën ne përsëri apelojmë që të fillojnë të veprojnë në përputhje me integritetin e tyre profesional, mbrojtja e Jordan Kamçev kërkon monitorim ndërkombëtar të rastit, d.m.th. ky rast të jetë pjesë e procesit të monitorimit të Komiteti të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Monitorim ndërkombëtar kërkohet gjithashtu për shkak të shkeljes së drejtpërdrejtë të të drejtave të garantuara me Kushtetutë të Jordan Kamçevit për lirinë dhe sigurinë, të drejtën për mbrojtje efektive dhe efikase dhe të drejtën e tij për gjykim të drejtë para gjykate të paanshme”, tha Toni Menkinoski – avokat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat