27 të vdekur dhe 314 raste me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

27 të vdekur dhe 314 raste me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 kanë vdekur 27 persona dhe janë regjistruar 314 raste të reja.

Gjithashtu gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 557 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut, janë regjistruar 150 mijë e 588 raste me COVID-19.

Janë shëruar 129 mijë e 53, kanë vdekur 4 mijë e 677 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 16 mijë e 858 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat