Qeveria sot vendosë për masat e reja të propozuara dje nga Komisioni për Sëmundje Infektive

Maqedonia

Qeveria sot vendosë për masat e reja të propozuara dje nga Komisioni për Sëmundje Infektive

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:17
Shkup

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë, në të cilën duhet të vendosë për propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për masat e reja kufizuese për parandalimin e coronavirusit.

Masat ekzistuese për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe ndalesat tjera skadojnë sot, ndërsa dje KSI propozoi që ora policore të vazhdohet dhe të fillojë prej orës 21:00 deri në 05:00.

Gjithashtu KSI propozoi që të hapen objektet hotelerike, por të shërbejnë klientët vetëm nëpër tarraca.

Nga ana tjetër, dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se kanë propozuar që për festën e Pashkëve (3 maj) dhe Bajramit (13 maj) të mos ketë orë policore.

Filipçe tha se lehtësimi i masave vjen pas uljes së numrit të infektimeve të reja me COVID-19.

Ai gjithashtu tha se është ulur presioni nëpër spitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat