MASH Maqedoni: Nuk heqim dorë nga Ligji i ri për libra

Maqedonia

MASH Maqedoni: Nuk heqim dorë nga Ligji i ri për libra

Më: 27 prill 2021 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nëpërmjet një njoftimi demantoi lajmin se po heq dorë nga miratimi i Ligjit të ri për libra dhe se ky Propozim-ligj është hequr nga procedura kuvendare vetëm për shkak të plotësimit në pjesën e harmonizimit me dokumente evropiane.

Nga MASH thonë se ligji do të miratohet sot në mbledhje qeveritare dhe më pas do të kthehet në Kuvend.

“MASH nuk heq dorë nga miratimi i Ligjit të ri për libra ku vendosen materialet bashkëkohore për mësim dhe ofrohet mundësi për digjitalizim”, thonë nga MASH.

Ata shtojnë se gjatë harmonizimit janë marrë parasysh dokumentet strategjike dhe rekomadnimet nga ana e Komisioni Evropian që kanë të bëjnë me arsimit dhe digjitalizimin dhe se fokusi është zhvillimi i shkathtësive digjitale të nxënësve, krijimi dhe përdorimi i materialeve digjitale mësimore, zhvillimi i platformave edukative dhe zhvillimi i shkathësive digjitale te mësimdhënësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat