“Libra dhe mësimdhënie patjetër të ketë”! Ligji është tërhequr, por jo edhe qëllimi për digjitalizim

Maqedonia

“Libra dhe mësimdhënie patjetër të ketë”! Ligji është tërhequr, por jo edhe qëllimi për digjitalizim

Më: 27 prill 2021 Në ora: 20:13
Ilustrim

“Libra dhe mësimdhënie duhet të ketë” – kjo porosi do të dërgohet nesër para Ministrisë së Arsimit, nga grupi me emrin e njëjtë në FB, i cili numëron rreth 70 mijë anëtarë. Atyre i bashkohen edhe personat me nevoja të veçanta për të cilët, siç thonë, do të jetë problem i madh për ndjekjen e mësimit online, posaçërisht për të verbër.

 “Pika më e rëndësishme e ministres, Milla Carovska është që të japë dorëheqje të parevokueshme tani. Së pari nuk është profesionale në atë drejtim, asnjëherë nuk ka mbajtur ditarë në dorë, as nuk ka qenë pedagog në procesin arsimor. Ne vlerësojmë se është person joadekuat për tu ulur dhe biseduar”, tha Suaret Alishan – Koordinator i Koalicionit “Ndryshojmë”.

MASH demanton spekulimet në lidhje me tërheqjen e propozim ligjit për libra shkollorë elektronik.

 “MASH nuk heq dorë nga sjellja e një ligji të ri për librat shkollorë, ku vendosen materiale bashkëkohore për mësim dhe ofrohet mundësi për digjitalizim. I thërrasim qytetarët dhe prindërit të mos bien pre e gënjeshtrave dhe manipulimeve politike”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Deri në klasë të tretë, të gjithë do të vazhdojnë të mësojnë me libra të botuar. Përveç librave të botuar, nxënësit e klasës së katër do të kenë edhe libra elektronik.

 “Tërheqja e Ligjit për libra shkollorë elektronik nuk do të thotë tërheqje nga ky qëllim, zbatimi i ndonjë arsyeje që duhet të thotë shtim plotësues i elementeve të caktuara”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Zaev premton se nuk do të lejojë ndonjë fëmijë të harrohet, pavarësisht nëse është lindur në familje të varfër apo fshat malor ku nuk ka internet.

Por, përdorimi i tabletave në vend të librave shkollorë gjithashtu mund të shihet nga një këndvështrim shëndetësor. Skuqja, kruajtja, gërvishtjet, tharja e syve, rritja e dioptrisë që në moshë të vogël janë pjesë e pasojave të përdorimit të tabletave, celularëve dhe shikimit të televizorit – shpjegon oftamologu, Sasho Gjorgjioski.

 “Kompjuterët u dëshmuan, sa më ngadalë ndikojnë dhe më pak dëmtojnë shikimin sesa celularët dhe tabletat për shkak se kanë monitor të madh dhe mbrojtje. Te celulari, ekrani është më i vogël, nuk është statik, ndryshohet këndi, andaj mund të bëhet parehati për sytë. Në periudhën e fundit për shkak të mësimit online, ka rritje të dioptrisë dhe pikërisht te fëmijët që nuk kanë pasur probleme me sytë, d.m.th. i kanë kontrolluar”, potencoi Sasho Gjorgjioski – oftamolog.

Nga nisma qytetare “Libra dhe mësimdhënie duhet të ketë” thonë se ato nuk janë kundër modernizimit të arsimit, por duhet të jetë e qasshme në mënyrë të barabartë për çdo fëmijë. Ata paralajmërojnë bojkot të orëve nga e enjtja. Nëse nuk pranohen kërkesat e tyre nga Ministria, atëherë do të organizojnë protestë në 8 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat