Vetëm 88 deputetë të Kuvendit të Maqedonisë kanë pranuar vaksinën kundër COVID-19

Maqedonia

Vetëm 88 deputetë të Kuvendit të Maqedonisë kanë pranuar vaksinën kundër COVID-19

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:31
Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot bëri të ditur se gjithsej 88 deputetë janë vaksinuar me dozën e parë kundër COVID-19 dhe rreth 200 punonjës të shërbimeve kuvendare.

Deputetët dozën e dytë të vaksinës Sputnik V duhet ta pranojnë më 14 maj, ndërsa punonjësit disa ditë më vonë.

Deputetët dhe punonjësit tjerë që nuk kanë pranuar vaksinë në konsultim me mjekët do të vaksinohen më vonë.

Po ashtu do të rivaksinohen edhe pjesëtarë të sigurimit të brendshëm dhe punonjës të Shërimit për Punë të Përbashkët dhe të Përgjithshme të cilët punojnë në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat