Në RMV do të prodhohet paketimi për vaksinat kundër Covid

Maqedonia

Në RMV do të prodhohet paketimi për vaksinat kundër Covid

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Në dy muajt e ardhshëm, kompania gjermane “Gereshajmer” do të njoftojë nëse do të zgjerojë investimin në vend, i cili, sipas parashikimeve fillestare, duhet të arrijë rreth 100 milionë euro.

Siç deklaroi nënkryetari i “Gereshajmer”, Oliver Burgel për “Dojçe Velen”, kompania është në fazën e bisedimeve, por shumë e rëndësishme në marrjen e vendimit përfundimtar do të jetë mbështetja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila deri më tani, siç vlerësoi, është shumë e mirë.

Gjigandi prodhues gjerman për paketimin mjekësor dhe farmaceutik tashmë po fillon punën në Maqedoninë e Veriut. Faza e parë, me vlerë rreth 30 milionë eurosh dhe 350 vende pune, ka filluar, me prodhimin e pjesëve speciale shumë të sofistikuara të shiringave, të cilat, sipas Burgel, po shkojnë sipas planit. Detajet e planit të zgjerimit të kapacitetit do të dihen shumë shpejt, thotë nënkryetari i “Gereshajmer”.

“Investimi aktual është rreth 30 milionë euro dhe në fazën e parë mbulon rreth 350 të punësuar. Por nëse arrijmë rezultatet e pritura, ideja është të zgjerojmë investimin. Detajet për këtë do të dihen në dy muajt e ardhshëm. Plani ynë i investimeve është në shifra dyshifrore në një investim me vlerë prej rreth 100 milionëshe. Sidoqoftë, nuk mund të them saktësisht akoma, sepse jemi në fazën e bisedimeve. Sigurisht, mbështetja që marrim nga Qeveria, e cila ka qenë shumë e mirë deri më tani, do të jetë shumë e rëndësishme në marrjen e vendimit përfundimtar,” tha Burgel.

Vendimi eventual për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit duhet të jetë investimi më i madh deri më tani, në Maqedoninë e Veriut, citon “Dojçe Vele”. Nëse realizohet afër Shkupit, do të prodhohet paketim për vaksinat kundër koronavirusit të cilat përdorura në të gjithë botën.

Mbështetja dhe kushtet, por edhe shpejtësia e realizimit të asaj që ishte premtuar nga autoritetet vendase ishte thelbësore që “Gereshajmer” të merrte vendimin për investimin në Maqedoninë e Veriut. Fillimisht, tregu maqedonas nuk ishte aspak në fokusin e ndërmarrjes gjermane, e cila konsiderohet si një partner kryesor global në industrinë farmaceutike dhe të kujdesit shëndetësor që prodhon produkte të specializuara mjekësore prej qelqi dhe plastike.

“Ideja për investime në rajon është që nga viti 2017 kur kemi filluar bisedimet dhe skanimin e terrenit. Ishim në Shqipëri, Serbi, Hungari dhe në Maqedoninë e Veriut. Ne rishikuam infrastrukturën dhe patëm takime me autoritetet në nivele të ndryshme. Shqipëria ra relativisht herët, ashtu si Hungaria. Mbetën Serbia dhe Maqedonia e Veriut me të cilët biseduam intensivisht. Ne vendosëm të vinim këtu për shkak të mbështetjes, por edhe pasi u siguruam për infrastrukturën. Bisedimet filluan në kohën e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev. Ne morëm mbështetjen e nevojshme dhe këtu po punojmë”, shpjegon Burgel.

Në fazën e parë të operacionit, përveç pjesëve speciale të shiringave, është planifikuar edhe prodhimi i kateterëve, si dhe disa produkte të tjera të ashtuquajtura aksesorë vaksinash. Për fazën tjetër, e cila duhet të sjellë punësime shtesë, parashikohet një produkt përfunduar. Shiringa të

tërësishme qelqi me hala gati për mbushje. Praktikisht, paketimet do të prodhohen për vaksinat që, në vazhdën e pandemisë së koronavirusit, janë bërë malli më i kërkuar në botë.

Bëhet fjalë për një partner kryesor global në industrinë farmaceutike dhe të kujdesit shëndetësor që prodhon produkte të specializuara mjekësore prej qelqi dhe plastike. Investimi i “Gereshajmer” është shumë i sofistikuar dhe siguron punë për një staf shumë të kualifikuar dhe të paguar mirë.

Burgel është i vetëdijshëm për sfidën se do të ketë nevojë për personel të arsimuar dhe të kualifikuar, por ata janë të gatshëm si kompani që të përfshihen aktivisht në procesin e sistemit të arsimit të dyfishtë, që sipas modelit gjerman ka dy vjet që zbatohet aktivisht në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me një pjesë të investitorëve ekzistues në vend.

Sipas qeverisë maqedonase, investimi i Gereshajmer në ZZHTI Shkup 2 është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Jo vetëm për shkak të teknologjisë së lartë dhe të sofistikuar, por edhe për shkak të punësimeve të reja që do të përmirësojnë më tej rritjen e përgjithshme ekonomike.

Realizimi i këtij projekti, i cili ka potencialin për t’u shndërruar në investimin më të madh deri më tani, sipas autoriteteve në vend, është një konfirmim dhe rezultat konkret i angazhimit për të punuar për të përmirësuar kushtet për investitorët ekzistues por edhe dhe për të tërhequr investitorë të rinj.

“Unë vetëm mund të theksoj pritjen time që së shpejti do të jemi në gjendje të përfundojmë marrëveshjen më të madhe për investime të huaja në historinë e Maqedonisë së Veriut. “Gereshajmer” u angazhua në fazën e parë vetëm për të krijuar 200 vende pune, dhe në periudhën afatmesme për të dyfishuar këtë numër. Bashkëqytetarët tanë që punojnë këtu tashmë marrin paga dy herë mbi mesataren e vendit tonë. ZZHTI dhe kjo Qeveri kanë për qëllim kompanitë me teknologji të përparuar që sjellin punë me pagesë të lartë që do të sigurojnë një standard të mirë jetese dhe janë një mënyrë për të siguruar perspektivë dhe të ardhme për të rinjtë e këtij vendi”, tha drejtori i Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial, Jovan Despotovski.

Fabrika e “Gereshajmer” në zonën e Shkupit është e para në rajonin e Evropës Juglindore. Fabrika më e afërt e kësaj kompanie gjermane ndodhet në Republikën Çeke. Globalisht, përveç në Evropë, “Gereshajmer” ka struktura prodhimi në Amerikën Veriore dhe Jugore, por edhe në Azi. Kompania aktualisht punëson rreth 10,000 njerëz dhe ka të ardhura vjetore prej afërsisht 1.4 miliardë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat