Maqedoni, vitin e kaluar ka pasur 125 aksidente në punë, 25 me pasoja fatale

Maqedonia

Maqedoni, vitin e kaluar ka pasur 125 aksidente në punë, 25 me pasoja fatale

Më: 28 prill 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Sipas raportit më të ri të Shoqatës për mbrojtje gjatë punës, gjithsej 25 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës dhe ka pasur gjithsej 125 aksidente në punë.

Shkalla e vdekjes gjatë punës në Maqedoni është 3.14, përkatësisht në Çdo 100 mijë punëtorë humbin jetën 3 deri 4 të punësuar. Këto numra janë gati të njëjtë edhe në vitin 2019.

Sipas kryetarit të Shoqatës për mbrojtje gjatë punës, ka epidemi të vdekjes në vende pune nëse këtyre numrave u shtohen shtohet edhe të dhënat për numrin e aksidenteve në vende pune nga ISHP dhe nga Inspektorati i Punës.

“Nëse 30 punonjës shëndetësorë kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit dhe nëse i shtojmë edhe 3.493 të infektuar, atëherë kemi epidemi jo vetëm të COVID-19, por edhe epidemi të vendeve të punës”, tha Petkovski.

Në 25 rastet që i ka regjistruar kjo shoqatë, të gjithë kanë qenë burra të moshës nga 45 -54 vjet. Buqjësia është sektori ku ka më së shumti lëndime në vendin e punës, pastaj ndërtimtaria dhe industria përpunuese. E premtja është dita ku ka pasur më së shumti aksidenti, ndërsa nga muajt më së shumti ka prilli dhe korrik.

Këto 10 vite që kur kjo shoqatë merret me numrin e lëndimeve dhe aksidenteve në punë, janë regjistruar mbi 400 persona që kanë humbur jetën në vende pune.

Petkovski si probleme kryesore i thekson mospasjen e statistikës në lidhje me aksidentet në punë dhe se dënimet janë të vogla për punëdhënësit të cilët nuk sigurojnë kushte për punë të sigurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat