Maqedoni: Në Klinikën e Fëmijëve në Shkup po trajtohen 15 fëmijë të infektuar me koronavirus

Maqedonia

Maqedoni: Në Klinikën e Fëmijëve në Shkup po trajtohen 15 fëmijë të infektuar me koronavirus

Më: 29 prill 2021 Në ora: 10:55
Aspazija Sofijanova

Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup, Aspazija Sofijanova në konferencën e sotme për shtyp tha se në këtë Klinikë po trajtohen 15 fëmijë të dyshuar ose të diagnostikuar me Covid-19.

“Për momentin kemi rreth 15 fëmijë me rreth 15 nëna që janë pozitivë me Covid-19, në gjendje të qëndrueshme.

Po i mjekojmë për komplikime eventuale. Të gjithë janë në gjendje stabile.

Trendi i rënjes së numrit të sëmurëve vërehet edhe tek fëmijët”, tha Sofijanova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat