Zjarr në një veturë në lëvizje në rrugën Ohër-Strugë

Maqedonia

Zjarr në një veturë në lëvizje në rrugën Ohër-Strugë

Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Në rrugën magjistrale Ohër-Strugë dje është denoncuar zjarr në një veturë në lëvizje.

Nga inspektimi i kryer është konstatuar se ka marrë flakë automjeti “Pezho”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga N.B.(41) nga fshati Bixhevë, Strugë.

Dhe se nuk ka persona të lënduar.

Zjarri është shuar nga Njësia territoriale kundër zjarrit – Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat