Sot do të arrijnë 200 mijë vaksinat kineze!

Maqedonia

Sot do të arrijnë 200 mijë vaksinat kineze!

Më: 30 prill 2021 Në ora: 07:53
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar orarin e arritjes së 200 mijë vaksinave kineze në Maqedoninë e Veriut.

Njoftoi, se vaksinat e kompanisë “Sinofarm”, në Poliklinikën “Jane Sandanski” do të arrijnë sot, më 30.04.2021.

Kjo sasi e vaksinave, vjen nga marrëveshja direkte që është realizuar në mes të Minstrisë së Shëndetësisë dhe prodhuesit.

Në ngjarje, do të marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori i Kinës në Maqedoninë e Veriut, Xhang Suo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat