Nikollovski: LSDM është favorite në zgjedhjet e ardhshme lokale

Maqedonia

Nikollovski: LSDM është favorite në zgjedhjet e ardhshme lokale

Më: 30 prill 2021 Në ora: 10:14
Ljupço Nikollovski

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski në intervistën e tij për TV21 tha se partia e tij është favorite në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe se kanë vendosur sistem ku ndiqet puna e kryetarëve të komunave.

“Sistemi i tanishëm që e kemi në parti mundëson që ta anketojmë anëtarësinë se kush është kandidati më i mirë për ata”, tha Nikollovski.

Ai shton se do të arrijë intenca për lista të hapura në këshillat komunale për t’i zgjedhur njerëzit më cilësorë dhe jo njerëz për t’i kënaqur apetitet personale duke figuruar në listat e këshilltarëve.

Sipas tij, partia e tij tashmë ka vendosur standarde dhe kritere të larta për kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë.

“Mbajmë përgjegjësi për shkak të numrit të madh të kryetarëve të cilët momentalisht i kemi. Kryetari dha 20 emra, përkatësisht kryetarë komunash të cilët sipas sistemit tregojnë rezultate dhe në mënyrë të suksesshme zbatojnë politikat. Ata kishin mbështetjen e kryetarit, megjithatë duhet ta hapin procedurën brendapartiake dhe se anketat duhet të bëhet edhe te qytetarët”, tha Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat