Shkup, 160 kundërvajtje në komunikacion

Maqedonia

Shkup, 160 kundërvajtje në komunikacion

Më: 30 prill 2021 Në ora: 10:44
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 160 masa prej të cilave 44 janë për tejkalim shpejtësie, 11 për vozitje pa leje, katër për mosregisjtrim”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar 13 dënime për përdorim të telefonit, 11 dënime për motoçiklistët, tetë për mospërdorim të rripit të sigurisë, tre masa për këmbësorë dhe 45 masa për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat