Paralajmëron presidenti i Maqedonisë së Veriut: Ndryshimi i kufijve në Ballkan do të shkaktonte gjakderdhje të reja

Maqedonia

Paralajmëron presidenti i Maqedonisë së Veriut: Ndryshimi i kufijve në Ballkan do të shkaktonte gjakderdhje të reja

Më: 30 prill 2021 Në ora: 14:04
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar se ndryshimi i kufijve në Ballkan do të shkaktonte gjakderdhje të reja. Duke komentuar të ashtuauajturat ‘Non Paper’-a në të cilat flitet për ndryshim të kufijve në hapësirat e ish-Jugosllavisë, Pendarovski ka thënë për televizionin ‘Euronews’ se përjashton kategorikisht një skenar të këtillë për shkak se, ka vlerësuar ai, do të shoqërohej me vuajtje të tmerrshme të njerëzve të zakonshëm. Ndërkaq, mbrëmë Presidenti, në një intervistë tjetër, ka folur për rritjen shqetësuese të euro-skeptikëve në vend, si dhe për çështje të tjera aktuale.

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka përsëdytur se, në kuptimin pozitiv të fjalës, mund të matet me çdo homolog të tij në Ballkanin Perendimor, por jo edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq! Është më i mirë se unë, ‘nga hekurudhat e deri tek vaksinat’ – pranoi Pendarovski në një intervistë për televizionin Kanal5. Duke folur për veton bullgare që ka bllokuar çeljen e negociatave për aderimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, shefi i shtetit ka shpalosur propozimet që Shkupi zyrtar do t’i bëjë së shpejti: Që Komisioni dypalësh të përforcohet me ekspertë të huaj dhe që pala bullgare të sqarojë nëse pozicioni i saj negativ është i natyrës historike apo politike. Përkundër kundërshtive të fqinjit lindor, shefi i shtetit është optimist se problemi do të zgjidhet, me kompromis, dhe se Portugalia, në cilësinë e kryesuesit të radhës të Bashkimit Evropian ka propozime, por sikurse u shpreh, nuk ka kujt t’ia dorëzojë në Sofje, për shkak të mungesës së qeverisë së re.

Duke folur për zvarritje e procesit të integrimit evropian, presidenti Pendarovski tha se zhgënjimin për këtë ua kishte shprehur këtë javë edhe bashkëbiseduesve të tij në Bruksel, në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Zhgënjimi me ecjen e procesit, tha ai, rezulton edhe nga sondazhet e fundit të bëra në vend, sipas të cilave qytetarët çmojnë se integrimi evropian nuk është alternativë e vetme:

‘I pyesin qytetarët tanë: A mendoni se ndonjë organizatë tjetër rajonale, për shembull – në Euro-Azi, do të ishte alternativë më e mirë se Bashkimi Evropian? Për mua, një përqindje shokuese prej 39 për qind e qytetarëve tanë – thonë ‘Po’! Meqenëse ne jetojmë në një shtet, shoqëri, etnikisht heterogjene, është veçmas brengosëse, sipas meje… ai boshti i moçëm i marrëdhënieve ndëretnike, e din, është dobësi, dhembje, është dobësi strukturore, me të cilën merremi që kur ekziston shteti ynë, thuajse të gjithë janë maqedonas etnik. Shqiptarët etnik kanë preferenca të tjera – një numër i konsiderueshëm është për aleancën perendimore,’– tha presidenti Stevo Pendarovski për televizionin komercial maqedonas Kanal5.

Shefi i shtetit ka komentuar edhe përplasjet më të fundit lidhur me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, para katër vjetësh: Tha se njerëzit që hynë në Kuvend nuk janë terroristë dhe, në këtë shtrirje, mbështeti kërkesën e shefit të opozitës maqedonase Hristijan Mickoski për përsëritjen e procesit gjyqësor. ‘A ta të cilët sulmuan fizikisht njerëz duhet të përgjigjen, si në rastin e Ziadin Selës e Radmila Sheqerinskës’. Për Pendarovskin dënimet shqiptuara, në mesin e të cilëve përmendi edhe rastin e Feta Halimit, janë shumë të larta./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat