Bie nga ballkoni shtetasi shqiptar në Kërçovë

Maqedonia

Bie nga ballkoni shtetasi shqiptar në Kërçovë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se personi me inicialet M.K (26) nga Republika Shqiptare i cili ka banuar në Kërçovë është rëzuar nga ballkoni dhe ka marrë lëndime.

Policia njofton se rastin e ka paraqitur pronari i shtëpisë I.B (57) i cili ka deklaruar se nga ballkoni nga kati i parë është rrëzuar M.K (26) nga Shqipëria.

I lënduar është dërguar në spitalin “Nana Terezë” në Shkup ku i jepet ndihma mjekësore.

Në lidhje me ngjarjen, në bisedë në stacion policor janë marrë edhe dy persona nga Shqipëria të cilët kanë qenë ne M.K në shtëpi si dhe me pronarin e shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat