Varhelyi të martën viziton Shkupin

Maqedonia

Varhelyi të martën viziton Shkupin

Më: 30 prill 2021 Në ora: 17:06
Oliver Varhely

Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhely bëri të ditur se vizitën e tij të parë në Ballkanin Perëndimor do të fillojë në Serbi dhe se me përfaqësues të rajonit do të bisedojë për përgjigjen ndaj pandemisë si dhe për përkrahjen e BE-së në këtë drejtim.

Varhelyi në Ballkanin Perëndimor vjen me dërgesën e vaksinave të para kundër coronavirusi që i shpërndan dhe financon BE.

Pas vizitës në Serbi, të martën viziton Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa të mërkurën viziton Kosovën dhe Shqipërinë.

“Ne kujdesemi për partnerët tanë, për punonjësit e tyre shëndetësorë dhe për qytetarët që janë të rrezikuar nga pandemia. Dërgesa e vaksinave vërteton përkushtimin tonë të vazhdueshëm”, shkroi mes tjerash Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat